Historia prekese e Janit dhe Larises – nje portret i dashurise qe ruan beselidhjen! Dashuria e vertete nuk eshte thjesht nje ndjenje qe sot e ke dhe neser mund te mos e kesh por nje perkushtim per te qendruar prane edhe kur gjerat behen te veshtira dhe kerkohet sakrifice!

Video  —  Posted: Maj 15, 2013 in Video
Etiketa:, , , ,

image

prej James A Francis

Një njeri i lindur në një fshat të prapambetur,
fëmija i një gruaje fshatare hebreje.
Ai u rrit në një fshat tjetër të prapambetur.
Punoi në një zdrukthëtari derisa u bë 30 vjeç
dhe pastaj për tre vjet ai qe një predikues shëtitës.

Ai kurrë nuk shkruajti ndonjë libër.
Ai kurrë nuk pati ndonjë post.
Ai kurrë nuk pati një shtëpi.
Ai kurrë nuk kishte një familje.
Ai kurrë nuk shkoi në universitet.
Ai kurrë nuk shkeli në një qytet të madh.
Ai kurrë nuk udhëtoi 200 milje larg vendlindjes së tij.
Ai kurrë nuk bëri as edhe një nga gjërat
që zakonisht shoqërojnë të madhërishmen.
Ai nuk kishte kredenciale përveç vetvetes.

Ndërsa ishte ende i ri vala e opinionit popullor u kthye kundër Tij.
Shokët e Tij e braktisën.
Madje njëri prej tyre e tradhëtoi dhe një tjetër e mohoi.
Ai u dorëzua në duart e armiqve të Tij.
Ai duroi talljet e një gjyqi qesharak.
Ai u gozhdua në një kryq në mes të dy hajdutëve.
Ndërsa po vdiste, egzekutuesit e Tij luajtën kumar për
të vetmen copë pasurie që Ai kishte në tokë – dhe kjo ishte tunika e tij.

Kur Ai vdiq e zbritën dhe e vendosën në
një varr të marrë hua si rezultat i keqardhjes së një miku .
Njëzetë shekuj të gjatë kanë ardhur dhe kanë shkuar,
dhe sot në shekullin 21 Ai është epiqëndra e racës njerëzore
dhe udhëheqësi i progresit.

Prandaj me të drejtë them se
të gjitha ushtritë që kanë marshuar ndonjëherë,
të gjitha anijet që janë ndërtuat ndonjëherë,
të gjithë parlamentet që janë mbledhur ndonjëherë,
dhe të gjithë mbretërit që kanë mbretëruar ndonjëherë
të marra së bashku nuk e kanë ndikuar jetën e njeriut
mbi këtë botë aq fuqishëm sa ajo,
Jetë e Vetme.

image

nga John Piper
Love to the Uttermost

“Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri. Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im ” (Gjoni 10:17-18)

Përse e thotë Jezusi këtë gjë? Përse e thekson gatishmërinë e Tij për të vdekur? Për shkak se po të mos ishte e vërtetë – nëse do ta kishin detyruar të vdiste, nëse nuk do ishte një zgjedhje e lirë, nëse nuk do ta bënte vërtet me gjithë zemër – atëherë mbi dashurinë e Tij për ne do të vendosej një pikëpyetje e madhe.

Thellësia e dashurisë së Tij është në lirinë e saj. Nëse Ai nuk vdiq me vullnet për ne – nëse nuk e zgjodhi vuajtjen dhe ta përqafonte – atëherë sa e thëllë është dashuria e Tij në të vërtetë? Për këtë arsye Ai e thekson këtë gjë. Ai e bën të dukshme. Kjo gjë është prej meje, jo prej situatave, jo prej presionit, por prej asaj që vërtet dëshiroj të bëj.

Jezusi po na thekson faktin që dashuria e Tij për ne është e lirë. Duket sikur ai po dëgjon akuzat e armikut që thonë, “Jezusi nuk të do me të vërtetë. Ai është thjesht mercenar. Po e bën këtë gjë për një arsye tjetër dhe jo nga dashuria. Atë po e detyrojnë apo nuk ka nga ia mban. Ai nuk dëshiron me të vërtetë të vdesë për ty. Në një farë mënyrë iu fut kësaj pune dhe tani duhet t’u nënshtrohet forcave që e kontrollojnë.” Duket sikur Jezusi po dëgjonte diçka të tillë, apo të paktën priste ta dëgjonte. Prandaj Ai reagon, “Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri.” Prandaj po na e thekson edhe ne për të parë nëse do ta besojmë protestën e tij të dashurisë, apo do të besojmë të kundërtën – që Ai nuk e bëri këtë gjë me gjithë zemër.

Kushdo që bën një deklaratë të tillë ose ka rrjedhur mendsh, ose po gënjen, ose është Perëndi. Unë kam autoritet edhe kur jam i vdekur, që ta marr sërish jetën kur të dëshiroj.
Çfarë po thuhet këtu? Çfarë është më e vështirë të kontrollosh momentin e vdekjes apo t’i japësh vetes sërish jetë pasi ke vdekur? Çfarë është më e vështirë të thuhet, “Unë e lë vetë jetën time”? apo të thuash, “Do ta marr sërish jetën time pasi të kem vdekur”?

Përgjigja është e dukshme. Kjo është e gjithë ideja. Nëse Jezusi mundej – dhe këtë bëri – që e morri jetën sërish prej së vdekur atëherë ai ishte me të vërtetë i lirë. Nëse kontrolloi momentin kur doli prej varit, sigurisht që kontrolloi momentin kur hyri në të.

Prandaj ideja është kjo. Ringjallja e Jezusit na është dhënë si vërtetim apo provë që Ai në fakt ishte i lirë kur e dha jetën e Vet. Prandaj ringjallja është dëshmia e Krishtit për lirinë e dashurisë së Tij.

Kuptimi i Pashkës

Përveç gjithë gjërave të tjera madhështore Pashka ka gjithashtu këtë kuptim: ajo është një “E kam me të vërtetë!” e fuqishme pas vdekjes së Krishtit. E kam me të vërtetë! Isha i lirë. E shihni sa i lirë jam? E shihni sa shumë pushtet dhe autoritet që kam? Unë kisha mundësi ta mënjanoja. Kam pushtet ta marr jetën time sërish nga varri. A nuk mundesha pra Unë që t’i shkatërroja armiqtë e mi dhe të mënjanoja kryqin?

Ringjallja ime është një shpallje e dashurisë Time për delet e mia: Unë isha i lirë! Isha i lirë! E zgjodha vetë. E përqafova. Nuk më zunë. Nuk më vunë me shpatulla pas murit. Asgjë nuk mund të më shtrëngojë të bëj atë që nuk dua ta bëj. Kisha fuqi ta merrja sërish jetën time nga vdekja. E kam marrë jetën nga vdekja. Sa më tepër mund të kisha bërë për ta mbrojtur jetën time nga vdekja!

Jam i gjallë për t’ju treguar që me të vërtetë ju desha. Ju desha me dëshirë. Askush nuk më detyroi. Tani jam i gjallë për të kaluar përjetësinë duke të dashur me një dashuri ringjalljeje të plotëfuqishme në jetë të jetëve.

Ejani tek Unë, gjithë ju mëkatarë që keni nevojë për një Shpëtimtar. Unë do t’ju fal, do t’ju pranoj dhe do t’ju dua me gjithë zemrën Time përgjithmonë.

image

nga John Piper
Love to the Uttermost

Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin. Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: “Profetizo, kush është ai që të ra?”. Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij. (Luka 22:63-65)

Ndërsa i lexova këto fjalë, po i thosha Jezusit, “Më vjen keq. Më vjen keq Jezus. Të lutem më fal!” Ndjeva që isha një prej aktorëve në atë skenë dhe jo thjesh spektator. Isha kaq shumë pjesë e asaj turme të shëmtuar saqë e dija që isha po aq fajtor sa edhe ata. Ndjeva që nëse zemërmi i Perëndisë do të derdhej në atë moment mbi ata ushtarë dhe në të njëjtën kohë të më fshinte edhe mua nga faqja e dheut, drejtësia do të ishte vendosur në vend. Unë nuk isha atje, por mëkati i tyre ishte edhe mëkati im. Nuk do ishte e padrejtësi nëse edhe unë do të pësoja të njëjtën gjë si ata.

A iu ka bezdisur ndonjëherë fakti që në Dhjatën e Vjetër kur dikush mëkatonte shumë persona përjetonin ndëshkimin e Perëndisë? Për shembull, kur Davidi mëkatoi duke bërë rregjistrimin e popullsisë (2 Samueli 24:10), “Kështu Zoti dërgoi murtajën në Izrael, nga ai mëngjes deri në kohën e caktuar. Shtatëdhjetë mijë veta të popullit vdiqën nga Dani deri në Beer- Sheba” (2 Samueli 24:15). Në një rast tjetër Akani mbajti disa sende nga plaçka e luftës në Jeriko dhe gjithë familja e tij u vra me gurë. (Jozueu 7:25). Ndoshta përjetimi im kur lexova Luka 22 është një tregues i drejtësisë hyjnore në këtë gjë.

Rebelimi im Total

Një analogji më erdhi në mendje. Zemrat e njerëzimit janë si bërthamë e shkrirë llave poshtë sipërfaqes së tokës. Llava e shkrirë poshtë tokës është ligësia universale e zemrës njerëzore – rebelimi kundër Perëndisë dhe egoizmi karshi njerëzve. Aty këtu shpërthen një vullkan rebelimi të cilin Perëndia e sheh si të drejtë ta gjykojë menjëherë. Ai mund ta bëjë këtë duke e lejuar llavën e nxehtë dhe shkatërrimtare që të rrjedhë jo vetëm tatëpjetë malit mbi të cilin shpërtheu por gjithashtu edhe përgjatë luginave që nuk shpërthyen, por që edhe ato kanë të njëjtën llavë të shkrirë mëkati poshtë tyre.

Arsyeja përse rrëfej mëkatin e fshikullimit të Jezusit, edhe pse nuk isha atje, është që e njëjta llavë rebelimi është në zemrën time. E di shumë mirë pasi kam parë mjaft efekte të saj. Edhe pse nuk po shpërthen në një shkatërrim të tillë vullkanik sa dhe kryqëzimi, ajo ende meriton gjykim. Nëse Perëndia do kishte zgjedhur ta lejonte llavën e ligësisë së tyre të binte mbi kokën e tyre dhe një pjesë e saj të më konsumonte mua, nuk do të kisha mundësi ta akuzoja Perëndinë për ndonjë padrejtësi. Mund të mendojmë pse Perëndia zgjedh t’i shpaguajë disa ligësi menjëherë dhe disa të tjera jo. Mund të pyesim sesi vendos Ai cilat t’i heqë tej në gjykim. Pse shtatëdhjetë mijë persona? Pse jo pesëdhjetë mijë, njëqind apo dhjetë? Pse gruan e Akanit dhe jo fqinjin lakmitar dy çadra më tej? Nuk besoj që tani kemi përgjigje për pyetje të tilla. Nga ne kërkohet të besojmë që vendime të tilla vijnë prej një Urtësie aq të madhe e cila mund t’i dallojë të gjitha efektet e mundshme në të gjitha skenaret, vendet dhe njerëzit e mundshëm. Largësia e veprimit të llavës së rebelimit dhe gjykimit të një personi është vetëm në dorën e Perëndisë.

Unë besoj Romakëve 8:28 që edhe nëse llava e shpagimit më mbulon mua që jam larg prej vullkanit prap në të ka mëshirë. Nuk merritoj që të shpëtoj për shkak se njoh zemrën time. Por unë besoj në Krishtin, prandaj e di që gjykimi do të kthehet në gëzim. Edhe sikur të më vrasë përseri do të besoj tek Ai. Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.

image

nga John Piper
Love to the Uttermost

Prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta. (Hebrenjve 7:23)

Pasioni i madh i shkrimtarit të letrës së Hebrenjve është që ne “t’i afrohemi” Perëndisë (Hebrenjve 4:16, 7:25, 10:22, 11:6). T’i afrohemi fronit të tij për të gjetur gjithë ndihmën që kemi nevojë. T’i afrohemi Atij të sigurt që do të na shpërblejë me gjithë sa Ai është për ne në Jezusin. Dhe ky është kuptimi i qartë i Hebrenjve 10:22 për shkak se vargu 19 thotë që kemi guxim “për të hyrë në shenjtërore”, dhe kjo është “shenjtërorja e shenjtëroreve” e re në qiell, ashtu si ajo dhoma e brendëshme në tabernakull gjatë Dhjatës së Vjetër ku kryeprifti takohej me Perëndinë një herë në vit, atje ku lavdia e Tij zbriste mbi arkën e besëlidhjes.
Prandaj urdhërimi i vetëm, nxitja e vetme, që na jepet Hebrenjve 10:19-22 është që t’i afrohemi Perëndisë. Synimi i madh i këtij shkrimtari është që t’i afrohemi Perëndisë, që të kemi bashkësi me Të, që të mos kënaqemi me një jetë të krishterë në distanë nga Perëndia, që Perëndia të mos jetë një mendim i largët, por një realitet i afërt dhe i së tashmes që të përjetojmë atë që Puritanët e lashtë e quanin bashkësi me Perëndinë.
Kjo e afruar nuk është një veprim fizik. Nuk do të thotë të ndërtosh një kullë Babeli me arritjet e tua për të arritur kështu qiellin. Nuk është domosdoshmërish shkuaraja në një ndërtesë kishe, apo të shkosh përpara tek altari. Ky është një veprim i padukshëm i zemrës. Këtë mund ta bësh ndërsa je duke qëndruar pa lëvizur fare, ndërsa je shtrirë në një krevat spitali apo ndërsa je ulur në kishë dhe po dëgjon predikimin.
Të afrohesh nuk do të thotë të lëvizësh nga një vend në tjetrin. është drejtimi i zemrës në praninë e Perëndisë i cili është po aq i distancuar sa edhe shenjtërorja e shenjtëroreve në qiella e megjithatë aq afër sa dhe dera e besimit. Ai na urdhëro të shkojmë tek Ai, t’i afrohemi Atij edhe më pranë.

Qendra e Ungjillit

Në fakt, kjo është tamam thelbi i gjithë ungjillit të Dhjatës së Re apo jo? Fakti që Krishti erdhi në botë për të hapur një udhë që ne të shkojmë tek Perëndia pa u konsumuar në mëkatet tona për shkak të shenjtërisë së Tij.

“Sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia” (1 Pjetrit 3:18).

“Sepse përmes tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpër një Frymë të vetme” (Efesianëve 2:18)

“E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin” (Romakëve 5:11)

Kjo është qendra e ungjillit – ky ishte synimi i Kopshtit të Gethsemanes dhe i të Premtes së Mirë – fakti që Perëndia ka bërë gjëra të mahnitshme dhe të kushtueshme për të na afruar pranë Vetes. Ai ka dërguar Birin e Tij për të vuajtur dhe vdekur që nëpërmjet Tij të mund t’i afrohemi Perëndisë. Gjithçka u bë që ne të mund të afrohemi pranë Tij. E gjitha kjo është për gëzimin tonë dhe për lavdinë e Tij.        
Ai nuk ka nevojë për ne. Nëse qëndrojmë larg Ai nuk varfërohet. Ai nuk ka nevojë për ne në mënyrë që të jetë i lumtur në bashkësinë e Trinisë. Por duke na dhënë hyrje të lirë përmes Birtit të Tij në atë Realitet që do të na kënaqë plotësisht dhe përjetë, domethënë tek Vetja e Tij, kështu ai lartëson mëshirën e tij. “Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi” (Psalmet 16:11).

image

nga John Piper
Love to the Uttermost

“Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-jetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.” (Gjoni 13:34)

Sot është e enjtja e Mandatit. Ky emër vjen prej fjalës Latinisht mandatum, sipas përkthimit në Latinisht të Gjonit 13:34, “Po ju jap një urdhërim (mandatum novum) të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.” Ky urdhërim u dha prej Jezusit të enjten para kryqëzimit. Prandaj e enjtja e mandatit është “E enjtja e Urdhërimit.”

Ky është urdhërimit, “Ta doni njëri-tjetrin, sikurse unë ju kam dashur.” Atëherë çfarë mund të themi për Galatasve 5:14? “Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: Duaje të afërmin tënd porsi vetveten! ”. Nëse i gjithë Ligji përmbushet në “Duaje të afërmin tënd porsi veteveten,” çfarë më tepër mund t’i shtojë përmbushjes së gjithë ligjit urdhërimi, “Duajeni njëri-tjetrin ashtu si Krishti iu deshi ju”?
Unë do të thosha që Jezusi nuk e zëvendësoi as e ndryshoi urdhërimin, “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.” Ai e përmbush dhe dha një shembull të qartë. Ai po thotë,

Ja se çfarë dua të them me frazën “si vetveten.” Më shihni mua. Po them që ashtu si do të donit që dikush t’ju çlironte nga vdekja e sigurt kështu edhe ju duhet t’i çlironi ata nga vekja e sigurt. Kështu po ju dua unë tani. Vuajtja dhe vdekja ime është ajo që dua të them me “si vetveten.” Ju dëshironi jetë. Jetoni për t’ju dhënë jetë të tjerëve. Sado që t’ju kushtojë.

Prandaj Gjoni thotë, “Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit” (1 Gjoni 3:16). A na deshi Jezusi “ashtu si donte veten”? Dëgjoni Efesianëve 5:2-30, “Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën, sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.”

Në tmerret e vuajtjes së Tij, Krishti u mbështet prej “gëzimit që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë” (Hebrenjve 12:2). Ky gëzim ishte ngazëllimi i përjetshëm i popullit të tij të shpenguar, të kënaqur në praninëe mbretit të ringjallur.
Prandaj, le të shohim dashurinë më të madhe në veprim të Enjten e Urdhërimit si dhe nesër në të Premten e Mirë. “Duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund” (Gjoni 13:1). Ai na deshi deri në fund. Prandaj le të prekemi prej kësaj dashurie derisa të bëhet dashuria jonë. “Ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit.” Ky është urdhërimi. Kjo është e enjtja.

image

nga John Piper
Love to the Uttermost

“Po ju them që tani, para se të ndodhë, që, kur të ketë ndodhur, të besoni se unë jam Krishti” (Gjoni 13:19).

Vetë Jezusi mësoi që të gjitha profecitë rreth Tij do të përmbusheshin. Me fjalë të tjera, ne kemi një dëshmi, jo vetëm që shkrimtarët vetë e panë jetën e Jezusit si përmbushje të profecive por kështu bëri edhe Ai.

Për shembull, tek Luka 22:37, Jezusi thotë, “Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: “Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit”. Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre” (shih Isaia 53:12). Jezusi e pa që parashikimet për Mesian dhe vuajtjet e tij do të plotësoheshin në Të.

Jezusi e mori parimin e Gjoni 13:19 dhe paratha shumë detaje për atë që do t’i ndodhte Atij në mënyrë që ne të besonim kur të ndodhnin. “Pastaj nisi t’u mësojë atyre se Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët; se do të vritet dhe pas tri ditësh do të ringjallet” (Marku 8:31) Jezusi i pa parashikimet për Mesian dhe vuajtjet e tij që u plotësuan në Të.

* Ai e parashikoi që vdekja e Tij do të ndodhte përmes kryqëzimit (Gjoni 3:14, 12:32).
* Ai parashikoi që dishepujt e Tij do të gjenin një kërriç të cilit nuk i kisht hipur askush kur të shkonin në qytet (Luka 19:30).
* Kur dishepujt hynë në Jerusalem atë të enjte të fundit ai parashikoi që ata do të takonin një burrë me një shtambë me ujë i cili do kishte një dhomë në të cilën do të hanin Pashkën (Luka 22:10).
* Pas tre vitesh pritje, Ai e dinte orën ekzakte të largimit të Tij nga kjo botë (Gjoni 13:1).
* Jezusi e dinte që do ta tradhëtonin, kush do ta tradhëtonte dhe kur do të ndodhte (Gjoni 6:64, 13:1, Mateu 26:2, 21).
* Ai e dinte dhe e parashikoi faktin dhe kohën e mohimit të trefishtë të Pjetrit (Mateu 26:34).
* Jezusi parashikoi që dishepujt do ta braktisnin dhe do shpërndaheshin (Mateu 26:31, Gjoni 16:32, Zakaria 13:7).
* Jezusi profetizoi që do të “ngrihej lart nga toka” (Gjoni 12:32). Kjo do të thotë që nuk do ta vrisnin me gurë por do të kryqëzohej – jo nga Judenjtë por nga Romakët. Prandaj vendimi i Pilatit dhe i Judenjve për mënyrën sesi ta hiqnin qafe ishin përmbushje e parashikimit të Tij.

Ai i bëri të gjitha këto parashikime sipas Gjonit 13:19 që ne të besojmë se Ai është Perëndi, që të besojmë se ajo që Ai thotë për Veten është e vërtetë.

Me fjalë të tjera, Jezusi po thotë, “Nëse e keni të vështirë të besoni që Unë jam Mesia i premtuar, që Unë jam Ai që ishte në fillim me Perëndinë dhe ishte Perëndi (Gjoni 1:1), që Unë jam Biri hyjnor i Perëndisë që mund t’i falë të gjitha mëkatet tuaja dhe t’ju japë jetë të përjetshme, t’ju drejtoj në shtegun drejt qiellit, atëherë dëshiroj t’ju ndihmoj të besoni. Një nga mënyrat sesi do t’ju ndihmoj të keni një besim të themeluar mirë është duke ju treguar çfarë do të më ndodhë para se të ndodhë, në mënyrë që kur të ndodhë të kini arsye të forta për të besuar në Mua.”